Categories Lajme

Reshje shiu e erë të fortë, OSSH: Në këto qytete ka mungesë të energjisë elektrike

Përkeqësimi i kushteve të motit në orët e para të ditës së sotme, ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Referuar raportimit të orës 09:30, OSSH njofton se, zonat në Fier, Fushë Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës, kanë mungesë të energjisë elektrike.

“Shkak i këtyre stakimeve është bërë moti i keq me shira, erëra të forta dhe shkarkime të fuqishme atmosferike që ka përfshirë vendin gjatë mbrëmjes e duke vijuar deri në orët e para të ditës së sotme”, deklaron administratori i OSSH, z.Petraq Lika.

Sipas tij, moti i keq do shoqërojë vendin edhe në 24 orët e ardhshme. Afro 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe rurale të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore.

Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gatishmërisë, ndjekur nga Dispeceria Qendrore në OSHEE Group. Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hidrovorët furnizohen normalisht me energji elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME