Categories Lajme

Reshjet e shiut, përmirësohet qarkullimi në disa akse rrugore në verilindje

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se qarkullimi i mjeteve në akset rrugore në verilindje të vendit është përmirësuar gjatë ditës së sotme pas disa problemeve të paraqitura gjatë natës si rezultat i reshjeve të shiut. “Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në disa segmente rrugore, si në akset e qarkut të Tropojës, në zonën e Murrashit, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës -Bushtricë ka pasur rënie gurësh dhe materiale në rrugë”, njoftoi ARRSH.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë natës dhe janë në terren për të pastruar akset nga rënia e gurëve në trup të rrugës. Reshjet kanë pushur dhe situata është përmirësuar duke bërë të mundur që qarkullimi i mjeteve në të gjitha akset të vazhdojë normalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME