Categories Lajme

Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në të gjithë qarkun e Lezhës gjatë orëve të fundit, ku sipas të dhënave nga stacioni meteorologjik i Gjadrit, vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë rreth 29 mm shi.

Situata më kritike paraqitet në Bashkinë e Kurbinit, ku rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, një familje në Fushë-Mamurras, pranë hidrovorit të Drojës, ka kërkuar ndërhyrje urgjente pasi ishte rrethuar plotësisht nga uji.

Shqetësimi kryesor për momentin mbetet çarja e argjinaturës së lumit Drojë në anën e Durrësit, çka ka sjellë një mbingarkesë të madhe për hidrovorët e Drojës dhe Shëllinzës. Kjo çarje ka shkaktuar rritje të menjëhershme të nivelit të ujit në tokat bujqësore në zonën e Adriatikut dhe në fshatrat e njësisë administrative Fushë-Kuqe, duke vënë në gatishmëri të plotë strukturat e DRUK-ut, të cilat po punojnë pa ndërprerje në kuota kritike për të shmangur përmbytje akoma më të mëdha.

Nga ana tjetër, në Bashkinë e Lezhës ekipet e emergjencave civile dhe zjarrfikësit kanë punuar gjatë natës për të larguar ujin nga një banesë në Shëngjin dhe nga një palestër në qytet. Vëmendja është përqendruar edhe në fshatrat Torovicë e Tresh, si dhe në lagjen Shehër, ku po verifikohen nga afër disa raste të rrëshqitjes së dherave pranë shtëpive të banimit. Ndryshe nga Kurbini dhe Lezha, në Bashkinë e Mirditës situata paraqitet më e qetë dhe deri më tani nuk raportohen probleme serioze, ndërkohë që të gjitha strukturat mbeten në terren për të monitoruar gjendjen nga afër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tre persona të bllokuar prej orësh në malet e Gramshit, Policia niset për t’i gjetur

Një makinë foristradë me tre persona ka humbur kontaktet prej disa orësh në malet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu këputën të dyja spirancat gjatë lundrimit, rimorkohet në Portin e Durrësit anija Oak 1

Kapiteneria e Portit Durrës në bashkëpunim me ASHD, me rimorkiatorin ”Epidamn II” me kapiten Petrit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Agravon situata në Durrës, protestuesit dhe deputetët e PD tentojnë të futen në Bashki

Është tensionuar situata në Durrës, teksa një grup protestuesish, mes tyre dhe deputetët e PD…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

Vijon problematike situata me përmbytjet në qarkun e Vlorës dhe Fierit.Uji i lumit Vjosë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video/ Momenti kur kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e marketit në Tiranë , personi i vodhi një shumë parash

Një grabitje është shënuar këtë të enjte në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një person,…

LEXO ME SHUME