Categories Lajme

Revoltohet Jozefina Topalli: Thotë se më ka takuar te uzina e telave, ndjej neveri për këtë shpifje që e kam dëgjuar edhe në parlament

Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli është revoltuar nga një deklaratë e Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, i cili tha dy ditë më parë se ka takuar Topallin në vitin 1988 në ish-uzinën e telit.

Tepër e revoltuar nga kjo shpifje sipas saj, Topalli thotë se i ka dëgjuar këto edhe në kohën kur ishte në parlament. Ndryshe ng atëherë kur mërzitej, ish-Kryetarja e Parlamentit shprehet se sot ndjen vetëm neveri.

Jozefina Topalli më tej sqaron për publikun se ajo nuk mund të punonte në uzinën e telave për arsye se ajo kishte biografinë e keqe: “Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.”

Reagimi i Topallit: Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua. Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore. 

Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim. Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite.

Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.

Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit. Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi. Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove. Sot ndjej vetem neveri. Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME