Categories Lajme

Revolucioni dixhital, transformim rrënjësor i marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve

Revolucioni dixhital 2020 ka nisur transformimin rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radhë, kohë ecejake e rryshfete tridhjetëvjeçare. Kështu shprehet kryeministri i vendit, Edi Rama i cili thotë se deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës. “Revolucioni digjital 2020. Ka nisur transformimi rrënjësor të marrëdhënieve të qytetarit me zyrat e shërbimeve, duke shkurtuar radha, kohë, ecejake e ryshfete tridhjetëvjeçare. Deri në fund të vitit, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë e aplikimeve më të shpejta e më të thjeshta për dokumente, jo vetëm në krejt rajonin, po edhe në krahasim me plot vende të tjera të Europës”, theksoi Rama, duke sjellë një shembull nga blloqet e parë të aplikimeve online për shërbime që deri dje, merrnin kohë, kushtonin para, stresonin qytetarët në radha dhe ecejake të panumërta. 

Përmes platftormës e-albania, 40 mijë maturantëve u krijohet mundësia të marrin online dhe në kohë reale vërtetimin e notave të maturës. Në përfundim të provimeve të maturës, ata mund të kërkojnë një kopje testi të provimit të tyre duke aplikuar online brenda pak minutash, pa asnjë dokument shoqërues. “Zgjidhni vetëm provimin për të cilin kërkoni vetëm kopje testi dhe e gjithë pjesa tjetër e formularit plotësohet automatikisht nga ndërveprimi. Duke vlerësuar përafërsisht se rreth 10 mijë maturantë, mund të aplikojnë për kërkesë për rishqyrtim testi, koha e kursyer pritet të jetë 100 ditë. Në e-albania, tani aplikoni më thjeshtë sesa mendoni”, -thuhet në videon informative. z.tosku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME