Categories Lajme

FILIPINE – Nivel i ri gatishmërie ndërsa vullkani Taal rrit aktivitetin

Një vullkan në jug të kryeqytetit të Filipineve nxori sot hi dhe avull që arriti deri në 100 metra, duke bërë që autoritetet të rrisin nivelin e gatishmërisë. Shpërthimi u parapri nga aktiviteti i avullit edhe në pjesë të tjera të vullkanit Taal, që ndodhet në provincën Batangas, 66 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) rriti nivelin e gatishmërisë në dy, që do të thotë se ka një ndërhyrje të mundshme magmatike që mund ose jo, të çojë në shpërthim. Instituti lajmëroi publikun se duhet të qëndrojnë larg kraterit kryesor, pasi mund të ndodhin shpërthime të papritura avulli dhe mund të lëshohen përqendrime të larta gazesh vullkanikë vdekjeprurës. Vullkani Taal, i dyti më aktiv në Filipine, është një destinacion i njohur turistik për liqenin e formuar në krater.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME