Categories Lajme

Rezultatet e provimit, Shahini: Mbi 10 mijë maturantë e kanë gjetur çfarë do bënte Turi

Ministrja e Arsimit Besa Shahini është takuar me përfaqësues të parlamentit të nxënësve për të diskutuar mbi shqetësimit lidhur me provimin e gjuhës dhe letërsisë të cilët sipas saj janë distancuar nga protesta e maturantëve. Ajo thotë se i ka informuar ata për rezultatet e pyetjeve si ajo me Turin që u përfol edhe në rrjet, ku ka rezultuar se ,mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë. Ajo përsërit edhe njëherë deklaratën për rishpërndarjen e pikëve, nëse testi rezulton se ka pasur vështirësi

“Sapo mbyllëm takimin me përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve mbi temën e nxehtë të provimit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë. Ata më përcollën në detaje gjithë shqetësimet e maturantëve për provimin e maturës, por gjithashtu më shprehen keqardhjen e tyre për ato pjesë të degraduara të protestës para ministrisë, që nuk përfaqësonin nxënësit tanë.

Përfaqësuesit i informova për rezultatet paraprake të pyetjeve tashmë të shumë-përfolura si ajo me “Turin” apo mbi kuptimin e fjalës “dlirnja” të Poradecit, që tregonin se mbi 10 mijë maturantë kishin gjetur përgjigjen e saktë tek secila. Kjo do të thotë qartë se këto pyetje nuk kanë qenë me probleme, pasi siç na informon edhe QSHA, të tilla konsiderohen pyetjet me nën 10% përgjigje të sakta. Njëkohësisht, i sigurova edhe një herë përfaqësuesit e Parlamentit të Nxënësve që me analizën përfundimtare të rezultateve, QSHA do të bëjë rishpërndarjen e pikëve nëse rezulton se testi ka patur vështirësi më të madhe se sa njohuritë e nxënësve.

Gjithsesi, pjesa më e vlefshme e bisedës tonë ishte kërkesa nga Parlamenti i Nxënësve që mësuesit të përqendrohen akoma më shumë në aftësimin e tyre për njohuri aplikative. Në këtë kuadër, unë u premtova se edhe QSHA do të punojë më fort në përgatitjen e nxënësve për provimet e maturës së vitit të ardhshëm duke botuar më shumë burime përgatitore”, shkruan Besa Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME