Categories Lajme

Rikthehen protestat e studentëve kundër kryeministrit Rama

Tre muaj pasi qeveria arriti të përçajë mes premtimeve dhe presioneve lëvizjen masive studentore, studentët kanë kuptuar se “Pakti për Universitetin” i qeverisë “Rama” ishte një mashtrim.  Në gati 100 ditë që nga përfundimi i protestave, i vetmi premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për studentët është hapja e një portali tjetër për arsimin u-transparenca.al. Pra, një tjetër web mes qindra portaleve qeveritare. Portali u inaugurua dje me një ceremoni të veçantë nga kryeministri Edi Rama, duke e prezantuar si pjesë të mbajtës së premtimeve nga qeveria e tij. Nuk duhet mohuar se qeveria ka nisur dhe disa shtrime pllakash, rregullime banjosh në ndonjë konvikt, por vetëm kaq. Ndërkohë studentët kanë pasur dhjetëra kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me gjithë sistemin arsimor, por edhe social të vendit.

Studentët kërkuan uljen e tarifave, heqjen e kontrollit qeveritar mbi universitetet, ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë, shmangien e korrupsionit të pedagogëve, rritjen e buxhetit për arsimin, investimet në ndërtesa dinjitoze studentore, si dhe një reformim të sistemit duke kthyer vëmendjen të arsimi shtetëror dhe jo te universitet private. Këto dhe shumë kërkesa të tjera ishin çështjet kryesore që ngritën si rrallë herë të rinjtë në protestat më masive studentore që pas vitit 1990.

Protesta që tundën qeverinë dhe e detyruan kryeministrin Edi Rama të bëj ndryshimin e 6 ministrave në kabinetin qeveritar, si pasojë e një presioni në rritje që po vinte nga studentët. Pasi kaloi valën e parë të protestave, pasi bëri humor dhe u tall duke e përçarë protestën e të rinjve, qeveria e ka kthyer çështjen e studentëve në pjesë të propagandës.

Në takimet që zhvillon kreu i qeverisë fton të rinjtë e FRESH, i paraqet si studentë ekselent dhe me urdhër partie u gjen ndonjë vend pune. Këtë shfaqje kryeministri e cilëson si vijim të dialogut dhe përmbushjes së kërkesave të studentëve, kur në fakt këto takime tashmë janë vetëm mbledhje me organizatën rinore të PS dhe jo me studentët. Kërkesat për të cilat studentët dolën në shesh si asnjëherë më parë janë sërish pa përgjigje dhe nuk ka gjasa që të realizohen.

Në këtë situatë, studentët kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të nisin protestat masive dhe këtë herë jo vetëm kundër Ministrisë së Arsimit, por kundër kryeministrit Edi Rama. Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat studentore që ishte më aktivja gjatë muajit dhjetor, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se pas organizimit që do të nisë në të gjitha fakultetet, më pas në gjithë vendin do të ketë zinxhir protestash kundër kryeministrit Rama.

“Studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare”,- thuhet në reagimin e Lëvizjes për Universitetin. Duke numëruar gjithë premtimet e pa mbajtura ndaj tyre, të rinjtë deklarojnë se këtë herë reagimi ndaj qeverisë nuk do të ketë si objektiv Ministrinë e Arsimit, por direkt kreu i qeverisë Edi Rama. Ndërsa herën e parë protestat ishim me kërkesa në dukje teknike, ketë herë protestat e të rinjve është e pashmangshme që do të jenë politike. Nëse herën e parë studentët ishin të paqartë se nga vinte problemi i situatës së tyre dhe për pasojë u përçanë nga qeveria, këtë herë e dinë se veç tarifave të larta tashmë janë keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

Studentët po rizgjohen për tu hedhur në betejën finale në rrëzimin e kryeministrit Rama. Çështje ditësh dhe ata do jenë në bulevard përballë kryeministrisë./kohajone

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME