Categories Lajme

Rikthehen reshjet e shiut, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti në vend për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor në pjesën e parë të ditës.

Pasdite reshjet intensifikohen në bregdetin jugperëndimor në formë stuhish. Do ketë borë në majat e maleve në veri e verilindje. Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i reshjeve ulet. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit do ketë erë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-2.5 metër.

Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Shkodër 12/14 re shi Kukës 9/13 re shi Lezhë 8/11 re shi Dibër 6/10 re shi Durrës 10/16 re shi

Tiranë 10/16 re shi Elbasan 9/15 re shi Berat 10/14 re shi Vlorë 12/16 re shi Korçë 6/10 re shi Gjirokastër 6/13 re shi Sarandë 11/15 re shi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME