Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kretën pak më parë . Lëkundjet kanë qenë të një magnitude prej 4.8 të shkallës rihter. Epiqendra raportohet se ka qenë 80 km nga Tympaki dhe 124 km nga Irakleio, me një thellësi 10 km. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale, por lëkundjet kanë përhapur panik te banorët.

