Categories Lajme

Rikthehet gripi i shpendëve, Anglia dhe Norvegjia në alarm

Dy vatra të mëdha të gripit të shpendëve janë zbuluar në Angli dhe Norvegji. Autoritetet norvegjeze njoftuan ditën e djeshme se një lloj patogjeni H5N8 me rrezikshmëri të lartë u zbulua te disa pata në jug të vendit. Fermerët u urdhëruan t’i mbajnë të gjitha shpendët e mbyllura ndërsa thonë se gripi po përhapet me shpejtësi.

Ndërsa ditën e sotme një tjetër vatër e gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë me gjela deti në veri të Anglisë. Gripi i shpendëve u zbulua në një fermë në Northallerton, North Yorkshire”, njoftuan autoritetet angleze. 10,500 shpendë do të vriten, edhe pse për momentin, gripi i shpendëve nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

Disa pulari në të gjithë Anglinë, Uellsin dhe Skocinë janë vendosur nën masa të rrepta të biosigurisë pas zbulimit të rasteve të H5N8 në fermat e pulave në Herefordshire dhe Cheshire. Sipas të dhënave lloji i virusit H5N8 nuk ka infektuar asnjë njeri në të gjithë botën deri më sot. Ekspertët britanikë kanë thënë se rreziku për shëndetin dhe sigurinë e ushqimit nga ky virus është i ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME