Categories Lajme

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit për sot

Nga sot vendi ynë do të futet gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke.

Sipas Meteoalb kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare.
Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës.

Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë paradites, por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme këto përgjatë zonave
Perëndimore.

Ndërsa në vijim vranësirat do të largohen duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të jetë në pjesën e parë të ditës me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet pritet të jenë më të dukshme.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të zhvendosen duke bërë që i gjithë territori i MV të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Rajoni dhe Europa

Europa Qëndrore do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut ku herë pas here do të krijojnë edhe probleme nga intensiteti i lartë i tyre.

Po ashtu, në ndikimin e vranësirave dhe reshje të dendura të shiut vijon moti në gadishullin Skandinav.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do të jetë
dominant.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME