Categories Teknologji

Rikthehet Nokia, prodhon telefonin që baterinë e mban një muaj

Nokia 800 Tough është një telefon i vogël, pothuajse i pashkatërrueshëm, me baterinë që i mban gati një muaj, dhe madje me shumë veçori e programe moderne që i gjeni dhe te smartfonët. Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta. Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe nuk fut ujë. Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ndërsa bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12 5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.

Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memories kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit, por ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe whatsapp. Gjëja e vetme negative në telefon është kamera, e cila lë shumë për të dëshiruar. Po ashtu edhe çmimi nuk është i vogël, pasi shitet për rreth 100 euro. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ofron shumë më tepër se variantet e tjera të Nokias dhe është praktikisht i pashkatërrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME