Categories Lajme

Rikthimi i studentëve në konviktet nën masat anti-covid, Dapi: Jo më shumë se 2 veta në dhomë

Universitetet do të hapin dyert për të pritur studentët nga 2 nëntori, ndërkohë që dhe për konviktet janë marrë masat me qëllim respektimin me rigorozitet të protokollit anti-covid dhe sigurinë e shëndetit të studentëve. Në kuadër të situatës së pandemisë, drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 2, Zhanina Dapi tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare së këto mjedise janë gati për të pritur studentët, duke përmbushur me përpikmëri protokollin e caktuar nga ministria e Shëndetësisë, ministria e Arsimit duke krijuar mundësi dhe komoditet për studentët.

Sipas saj, janë përcaktuar personat përkatës të cilët do të masin temperaturën e studentit në hyrje të godinës, sa herë që ata zgjedhin të hyjnë apo dalin nga rezidenca studentore. “Pas rregulloreve që dolën nga ministria e Shëndetësisë dhe ministria e Arsimit, edhe ne si institucion filluam me marrjen e masave që kryesisht ishin të përgjithësuara. Mbajtja e maskës në ambientet e brendshme, tashmë e detyrueshme edhe për ambientet e jashtme, matja e temperaturës në hyrje të rezidencës e cila bëhet nëpërmjet një stafi të dedikuar që qëndron 24 orë në hyrje të godinës, për çdo student që hyn dhe del.

Njëkohësisht, kemi planifikuar masat që ndërmerren të përmuajshme apo sa herë që ne konstatojmë që kemi nevojë të bëjmë një dezinfektim. Higjienizimi i ambientit bëhet nëpërmjet stafit të RSU2 dhe njëkohësisht nëpërmjet kompanive që janë të certifikuara për të bërë higjienizimin dhe dezinfektimin e ambienteve”, u shpreh Dapi.

Më tej ajo tha se “Kemi një staf shërbimi për pjesën e higjienizimit të përditshëm të godinave, stafi sanitar është në dispozicion të studentëve, për pjesën e paradites dhe pasdites. Gjëja e parë që bëmë ishte edhe kufizimi i qëndrimit të studentëve më shumë sesa kapaciteti i përcaktuar. Në dhomat që kanë kapacitet dy, nuk rrinë më shumë se dy studentë, gjë që ndodh edhe me dhomat me kapacitet 3 persona. Në Rezidencën tonë, në konviktet e inxhinierisë së ndërtimit kapaciteti në një godinë është diku tek 270 studentë për të gjithë katet. Kuptohet që formati i studentëve është 10 studentë më shumë apo 10 studentë më pak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME