Categories Lajme

Rikthimi në shkolla, ministrja e Arsimit jep datat: Ja kur do të rinisë mësimi, në Durrës pezullohet deri më 9 dhjetor

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e shkollave pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një deklaratë për shtyp, Shahini ka dhënë numrin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti në të gjitha qarqet e prekura. Ajo u shpreh se në qarkun e Durrësi mësimi do të shtyhet deri më datë 9, në qarqet e Tiranës e Lezhës me datë 5 dhjetor, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera çdo gjë nis nesër.

“Informacionin e mbledhur nga drejtorët e shkollave e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe janë bërë verifikimet në terren në një pjesë të madhe të shkollave. Ka një numër të konsiderueshëm me dëmtime të thella, ose kanë nevojë për riparime. Në qarkun Durrës e Lezhe janë edhe dëmtimet më të rënda, numërohen diku 26. Në Tiranë është mbyllur shkolla në Pezë. Në Tiranë kanë nevojë riparime 23 shkolla. Nxënësit që do të rrijnë në hotele do ta ndryshojnë shkollën. Kemi bërë edhe planin e punës për mësuesit.

Marrë parasysh gjendjen e shkollave dhe banesat e prekura. Sot me propozimin tij, Kryeministri në Durrës, Krujë dhe Shijak mësimi është pezulluar deri më 9 dhjetor. Në qarkun Lezhë dhe Tiranë, mësimi do të jetë i pezulluar deri më 5 dhjetor. Por mund të shtyhet edhe për disa ditë të tjera. Nëse do të shtyhet sërish data, do të njoftoj sërish unë një ditë para. Në të gjithë qarqet e tjera, mësimi fillon nesër si normalisht. Njoftimi vlen edhe për shkollat private,”-u shpreh Besa Shahini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME