Categories Lajme

“S’dua bukë e lekë”, i moshuari nga Durrësi shpërthen në lot: Më jepni një çadër të fus kokën

Thirrje të dëshpëruara për ndihmë vijnë nga një i moshuar nga Durrësi, banesa e të cilit ka pësuar dëme dhe ai ndodhet në mes të katër rrugëve. Në një prononcim për ‘News24’ qytetari prek me fjalët e tij, ndërsa kërkon një çadër që të fusë kokën pasi po bën pesë ditë pa gjumë. Mes lotëve dhe britmave 70-vjeçari shprehet se askush nuk ka shkuar në pallatin e tij që të bëjë një vlerësim të gjendjes, nëse është i pabanueshëm apo jo.

“Banoj në pallat. Qysh në 26 e deri më sot nuk ka ardhur kush që ta shoh. Jam pa gjumë (qan). Nuk dua as rroba as gjë. Dua vetëm të di; a do të jetojë brenda, apo të shkoj të mbys veten në ndonjë kanal. S’ka ardhur njeri. Kam bërë raportim. Pallati ka plas brenda dhe poshtë. S’vjen njeri që të shoh. Ku do të shkoj, ta di të paktën. tërmeti ka rënë prapë. Ku të shkoj tjetër? Ju lutem, të paktën të më japin vetëm një çadër, që të bie në gjumë në mes të rrugës.

Ju lutem shumë, të vijnë të shikojnë. S’dua as rroba as bukë, as lekë. Jam pa gjumë prej 5 ditësh. Kemi bërë denoncim dhe askush nuk ka ardhur. Jemi në mes të rrugës. Jam 70 vjeç, ku të shkoj ku të mbytem? Nuk kam ku me shku”, tha i moshuari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME