Categories Lajme

Rikualifikimi urban i lagjes “Çole” në Vlorë/ Kryebashkiaku Leli: Hapësira sipas standardeve

Lagjja “Çole” në qytetin bregdetar të Vlorës së shpejti do të ketë një pamje të re. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, tha sot se “ka filluar faza e parë e punimeve, e cila parashikon çlirimin nga xhungat që iu kanë marrë frymën rrugëve, përgjatë kaq shumë viteve”.

Sipas tij, ekipi i punës ka nisur prej ditësh pastrimin e territorit, për të zhvilluar më pas një hapësirë banimi, sipas të gjitha standardeve që kërkon koha e meritojnë banorët.

Kreu i bashkisë theksoi se “kam parë çdo herë, çdo ankesë e kërkesë që nuk i kanë kursyer banorët e lagjes ‘Çole’, për gjendjen jo të mirë të rrugëve përreth banesave të tyre. Përpara se të përpiqesha t’iu ndryshoja mendjen me fjalë, doja t’u tregoja punën konkrete”.

“Prej disa ditësh ka nisur rikualifikimi urban në gjithë bllokun e banesave midis rrugëve ‘Gjergj Kastrioti’, ‘Osmen Haxhiu’, ‘Enver Jaho’, ‘Zaho Koka’. Me prishjen e shtesave që kishin mbirë vend e pa vend, ka filluar ndryshimi rrënjësor që do të përfundojë me hapësira të gjelbra, trotuare, rrugë e ndriçim”. Kryebashkiaku Leli publikoi edhe disa pamje se si do të jetë lagjja “Çole” së shpejti.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME