Categories Lajme

Rimbursimi i TVSH-së për biznesin/ 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar

Administrata Tatimore vetëm gjatë muajit gusht 2019 i ka rimbursuar biznesit 1.68 miliardë lekë, ose 42% më shumë se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Nga 878 kërkesa të dorëzuara nga biznesi për përfitim të TVSH-së, gjatë 8 mujorit 2019, 776 prej tyre janë shlyer plotësisht .

11.8 miliardë lekë arrin vlera që ka marrë biznesi nga rimbursimi i TVSH-je për 8 mujorin 2019. Ndërkohë që deri në fund të këtij viti Administrata Tatimore ka planifikuar të rimbursojë një vlerë prej 19 miliardë lekë.

Administrata Tatimore i ka dhënë  përparësi kërkesave të eksportuesve duke rimbursuar 515 kërkesa ose 67 % e numrit total të kërkesave të rimbursimeve. Kjo përzgjedhje ka ardhur pasi është vlerësuar impakti i tyre në punësim, ndjeshmëria ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit dhe marrëdhëniet kontraktuale që përkufizojnë këtë sektor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës, goditet rrjeti i prostitucionit: Në pranga dy kineze e pronari i apartamenteve

Policia e Durrësit ka goditur një rrjet prostitucioni, ku në pranga janë vënë dy shtetase…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dinamika/ U fut në pyllin e Liqenit të Thatë për të humbur gjurmët. Si u zbulua autori i vendosjes së tritolit në garazhin e “Visit të Garave”!

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie tritoli në garazhin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Vaun e Dejës. Nuk e pranoi asnjëherë vrasjen e kushëririt, hetohet në disa pista

Publikohet fotoja e 65-vjeçarit të vrarë dje në Vaun e Dejës, ndërkohë që mësohen detaje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vrarë në Vaun e Dejës, viktima një 65 vjeçar i dënuar më parë për vrasje

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier-Levan/ Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit”.…

LEXO ME SHUME