Categories Lajme

U gjet i vrarë në Vaun e Dejës, viktima një 65 vjeçar i dënuar më parë për vrasje

Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”.

Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023.

Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme.

Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME