Categories Lajme

Rinas- Riatdhesohen 60 shqiptarë nga Belgjika dhe Franca! Policia: Mos kërkoni azil, shanset janë zero

Riatdhesohen 60 shqiptarë të cilëve i ishte refuzuar azili në Belgjikë dhe Francë. Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 55 shqiptarë nga Franca dhe 5 nga Belgjika të cilët kishin  vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

“Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë , nga këta 55  nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin  vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar  kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME