Categories Lajme

Shifra alarmante/ 9 nga 10 gra në Shqipëri e konsiderojnë dhunën ndaj tyre normale! Raporti i OSBE: 97% e rasteve s’e denoncojnë

Gratë shqiptare e konsiderojnë dhunën ndaj tyre si normale dhe vetëm shumë pak prej tyre e denoncojnë në polici! Turpi, frika nga dhunuesi dhe mungesa e besimit tek institucionet janë tre nga arsyet kryesore që i “pengojnë” ato që të denoncojnë dhunën ndaj tyre. Është ky përfundimi i anketës “Mirëqenia dhe siguria e grave”, të drejtuar nga OSBE-ja, ku të intervistuara kanë qenë 1 858 grave të moshës 18-74 vjeç.

“Pothuajse 9 në 10 gra e quajnë dhunën ndaj grave normale në Shqipëri – 9 në 10. Më shumë se gjysma e viktimave të ngacmimit seksual heshtin – më shumë se gjysma. Ndërsa 97% e viktimave të dhunës intime brenda shtëpisë kurrë nuk e raportojnë atë në polici – 97%. Pothuajse gjysma e të gjitha të anketuarave raportojnë se e shohin dhunën ndaj grave si çështje private. Ndërsa 97% e viktimave të dhunës intime brenda shtëpisë kurrë nuk e raportojnë atë në polici – 97%.”, thuhet në raport.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se të dhënat e anketës tregojnë qartë se normat kulturore dhe sjelljet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave duhet të ndryshojnë dhe se duhet vepruar. “Si burrat, ashtu edhe gratë, duhet të marrin pjesë në ndryshimin e këtyre normave kulturore. Ndërkohë, gratë duhet të fuqizohen që të denoncojnë dhunën; denoncimet e tyre duhet të merren seriozisht nga policia, prokurorët dhe gjykatësit dhe dhunuesit duhet të vihen përpara drejtësisë”.

E pranishme në prezantimin e kësaj ankete, ishte edhe ministrja e drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila theksoi se ndonëse është bërë një punë e mirë, kjo anketë është një këmbanë alarmi. “Raporti është një kambanë alarmi që tregon se, veç punës që kemi bërë, duhet të bashkërendohet puna me shoqatat e shoqërisë civile dhe duhen forcuar mekanizmat vendorë për dhunën në familje”, tha ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo theksoi edhe nevojën për bashkërendim më të mirë mes institucioneve shtetërore.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se qeveria e Shqipërisë ka marrë hapa konkretë për të luftuar dhunën në familje dhe ka përmirësuar ligjin për masat kundër dhunës në familje. “Megjithatë, duhet bërë më shumë për të shpejtuar ngritjen e mekanizmave referues për rastet e dhunës në familje në të gjitha bashkitë dhe për të mundësuar përgjigjen e menjëhershme kundër këtij fenomeni në nivel komuniteti”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME