Categories Sport

‘Divorci’ mes Ilir Dajës dhe Partizanit me një gotë whiskey, ja çfarë ndodhi pas derbit

Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Derbi i humbur ndaj Tiranës në mënyrë të dhimbshme i ka vënë kapakun marrëdhënies mes tij dhe klubit të kuq pas rreth një viti e gjysmë bashkëpunim mes tyre. Gjithçka është mbyllur me një takim mes palëve.

TAKIMI PAS DERBIT – Ashtu siç vetë Daja e paralajmëroi, ai bashkë me presidentin e klubit, Gazmend Demin, dhe drejtorin e përgjithshëm të klubit, Olsi Ramën, janë takuar një ditë pas derbit, në orët e pasdites së datës 25 dhjetor në një nga lokalet e Tiranës për të folur në lidhje me mungesën e rezultateve dhe të ardhmen e klubit.

Në fakt, ka pasur shumë gjëra për t’u sqaruar, por nuk janë thënë shumë fjalë. “Panorama Sport” mëson se e gjithë biseda mes palëve ka nisur me një pyetje të presidentit Demi, i cili ka kërkuar të dijë nga Daja se çfarë nuk po shkon me skuadrën dhe përse nuk po vijnë rezultatet, që janë kërkuar dhe pretenduar.

Trajneri Daja i është përgjigjur se me sa duket klubi ka mbërritur në pikën kur duhet të largohet trajneri, si përgjegjësi kryesor për rezultatet jo pozitive të ekipit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME