Categories Lajme

Rindërtimi / Shembet konvikti, bashkia Durrës miraton prishjet

Këshilli bashkiak i Durrësit miratoi sot vijimin e procedurave të prishjes së dy pallateve dhe 86 ndërtesave individuale në njësinë administrative Manëz. Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik  u miratua vijimi i procedurave të prishjes së detyruar të pallatit nr. 14, zk nr. 8514, me nr. pasurie 1/362, bulevardi “Dyrrah”, Durrës, pallatit ndodhur në zk nr. 8513, me nr. pasurie 5/979/nd, rruga “Dalip Peza”, lagja nr. 17, si dhe 86 ndërtesave individuale, pronë private, të ndodhura në njësinë administrative Manëz, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

Ndërkohë që në qytetin e Durrësit vijon operacioni i rindërtimit ku sot është shembur konvikti i shkollës së mesme sportive “Benardina Qeraxhi” në Durrës i dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Prishja e tij i hap rrugën ndërtimit të një konvikti të ri me të gjitha kushtet bashkëkohore për nxënësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME