Categories Lajme

Rinovohet PS, gati të pakënaqurit. Shkodra nuk zgjedh kryetarin e PS me 15 janar

Emrat e propozuar nga organizatat socialiste për kryetarët e degëve të PS, do të zgjidhen me 15 janar. Por ashtu siç ndodh në çdo proces zgjedhor edhe brenda llojit, do të ketë shumë të pakënaqur pasi në strukturat e partive do të ketë prurrje të reja. Problemet e brendshme brenda PS në Shkodër kanë bërë që deri në 15 janar të mos ketë një kryetar partive. Shkodrën e ndjekin edhe disa bashki të tjera.

Arben Pëllumbi: Shkodra vazhdon të jetë në procesin e riorganizimit, ndoshta mund të zgjedhim edhe formën e komandimit të një kryetari. Në të njëjtën situatë kemi dhe Vorën, po kështu në Elbasan dhe në Fier.

Përveç zgjedhjeve brenda partisë, socialistët e shohin ende të pashpresë zhvillimin e zgjedhjeve në Shkodër, Vorë apo Durrës, për shkak të moskomunikimit me Presidentin.

Arben Pëllumbi: Në asnjë nga këto bashki nuk japim dot zgjidhje nëse Presidenti nuk përcakton një datë të re për zgjedhje të pjesshme në këto bashki. Përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit pritet të zhvendosen në Venecia, për Gjykatën Kushtetuese, si e vemtja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për dilemën Vorpsi-Xhaferllari.

Arben Pëllumbi: Frekuenca e madhe në të cilën ne i drejtohemi Komisionit të Venecias na jep të drejtën të mendojmë që politika shqiptare por në radhë të parë demokracia që ne kemi arritur deri tani nuk e ka akoma pjekurinë e nevojshme që ne të kemi aftësinë për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin.

Socialistët janë më të kënaqur me opozitën në parlament se sa me deputetët që dogjën mandatet. Një nga arsyet është edhe eliminimi i zhurmës politike.

Arben Pëllumbi: Jeta është qetësuar shumë. Duke pasur parasysh se çfarë ndodhte përpara me atë që ndodh tani, preferojmë më shumë atë që ndodh tani.

Mazhoranca nuk e sheh të arsyeshme zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme siç ka kërkuar PD, pasi sipas tyre institucionet funksionojnë dhe 2021 është fare pranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME