Categories Lajme

Risia e qeverisë/ Nëse banon larg zyrave të shtetit, shërbimet publike do të vijnë tek dera e shtëpisë. Ja për çfarë bëhet fjalë

Nëse jetoni në një fshat të largët, larg zyrave të shtetit, tashmë shërbimet publike do t’ju oforhen te dera e shtëpisë.

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA, ka prezantuar zyrën e saj lëvizëse, një furgon me logon ADISA, që do të udhëtojë në të gjitha zonat ku qytetarët kanë vështirësi në përfitimin e shërbimeve publike. Furgoni është i pajisur me një sportel ADISA ku mund të aplikohet për shërbimet publike, njësoj si në një zyrë ADISA.

Gjatë një interviste për ERTV, Drejtori i ADISA-s, Lorin Ymeri, prezantoi zyrën lëvizëse nga Zall-Herri, njësinë administrative ku furgoni u ndal për herë të parë.

“Kjo njësi ka qëllimin e thjeshtë të sigurojë akses në shërbimet publike për qytetarët dhe bizneset, në ato zona ku praktikisht mungojnë një sërë zyrash që ofrojnë shërbime publike për qytetarët. E kemi nisur nga njësia administrative Zall Herr, ku ka qënë e mundishme që qytetarët të kenë akses në shërbimet publike. Në furgon mundësohen edhe shërbimet online përmes platformës e-albania. Zyra lëvizëse do të jetë sipas një kalendari të parashikuar, do të vijë njëherë në muaj në zonë. Ne jemi në fazë pilotimi në disa njësi administrative të Qarkut Tiranë dhe Shkodër, javën tjetër në Baldushk, Shëngjergj dhe në Kërrabë. Ky do të jetë një sportel normal, qytetarët mund të vijnë dhe do të aplikojnë për shërbime si të ALUIZNI-t, tatimet, shërbimet shoqërore, etj. Ne e e procesojmë pranë qendrës ADISA dhe përgjigjia ju vjen përmes postës shqiptare”, tha Ymeri.

Ymeri foli edhe për zgjerimin e rrjetit të zyrave ADISA në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ne kemi vendosur zgjerimin e rrjetit ADISA, në Bashki si Shkodra, pastaj një zyrë të dytë në kombinat të Tiranës, kemi hapur qendër në Divjakë, në Patos dhe jemi duke punuar për të hapur qëndra të reja në Malësinë e Madhe dhe në Kukës. Brenda këtij viti do të kemi një qendër në Lushnje dhe kemi filluar punën për qendrën e Elbasanit”, deklaroi Drejtori i ADISA-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME