Categories Lajme

Po i jepte SPAK-ut prova kundër Sali Berishës, aksidentohet makina e policisë me Izet Haxhinë, avokati: Duan ta vrasin

Aksidentohet makina me grupin e shoqërimit që po transportonte Izet Haxhinë nga qelia e burgut 313 te Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku po depononte kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për 23 krimet që sipas tij ka kryer nga viti 1991-1999.

Denoncimi është bërë nga avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i cili akuzon se aksidenti që sipas tij ka ndodhur dy ditë më parë ka qenë i qëllimshëm për ta eliminuar fizikisht pas dëshmive që po bënte prej katër ditësh te Krimet e Rënda.  Idajet Beqiri deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se klienti i tij ka ndërprerë dëshminë pasi i rrezikohet jeta dhe i bëri thirrje shtetit që ta marrë Izet Haxhinë në mbrojtje. Po sipas avokatit, Haxhia pësoi goditje dhe fraktura në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga aksidenti duke u dërguar me urgjencë në spital.

Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe i njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij.  Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në spital…

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij.

Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.

Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar  për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij” shkruan avokati i tij Idajet Beqiri.

Madje, avokati Idajet Beqiri thotë se është kërcënuar jo vetëm Haxhia, por edhe familja e tij dhe ai vetë që të tërhiqen nga procesi i deponimit kundër Sali Berishës. Ai tha se ka edhe mesazhet e kërcënimit që i janë dërguar.

Tani ka filluar të komunikojë, ka tentuar të më kontaktojë nga burgu. I kërkova të ndërpresë deklarimet kundër Berishës. Në mes të Tiranës aksidente të tilla, me dëshmitarë që kanë dhënë një kallëzim për krime të rënda që i kanë ndodhur këtij vendi…. Një person i tillë sigurohet me masa të jashtëzakonshme dhe nuk mund. Bota e krimit është ngritur e gjitha në këmbë. Në aksident ka qenë grupi i shoqërimit, që po e dërgonte në gjykatë.

Kam mesazhe të fotografuara në telefon se cfarë kërcënimesh i bëjnë për Izet Haxhinë, gruas, por edhe mbrojtësve ligjorë të tij. Me emër dhe mbiemër, por edhe në Facbook. Kjo tërheqje do të thotë që institucionet shqiptare duhet të marrin në mbrojtje Izet Haxhinë. Ti sigurojnë jetën, ai do të vijojë të bëjë deponimet e tij deri në fund për një mori krimesh që nuk janë zbardhur. Akuzat e Izet Haxhisë kundër Sali Berishës janë të pafundme” tha ai për Report Tv.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME