Categories Lajme

Rita Ora shpërndan dhurata fëmijët e sëmurë

Me ardhjen e festave të fundvitit, shumë prej figurave publike janë bërë më social me fansat e tyre të shumtë.
Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila të premten tregoi një anë tjetër të shpirtit të saj.

Ajo vendosi që të vishet si babadimër, dhe tu shpërndajë dhurata fëmijëve të sëmurë dhe punëtorëve në Spitalin Ëestminster, në Chelsea.

Rita Ora vishet si babadimër për ti befasuar fëmijët e vegjël për fundvit (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ajo ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë, ku nga fotografitë shihej se ka qenë mjaft e entuziazmuar gjatë shpërndarjes së dhuratave.

“Faleminderit Ati i Krishtlindjeve, @Idriselba që më ftuat mua për të vizituar disa fëmijë dhumë të veçantë dhe infermierët dhe mjekët sot në spital, befasia më e mirë ndonjëherë! Deri vitin e ardhshëm! Falënderime të veçanta për Chelsean dhe Spitalin Ëestminster dhe Spitalin e Fëmijëve Evelina”, ka shkruar Ora në Instagram.

Ndërkohë, fëmijët e sëmurë duket të jenë lumturuar pa masë, teksa kanë pranuar dhurata nga një yll botëror.

Duke qenë një prej këngëtareve më me ndikim në tregun britanik, Rita tregoi edhe një anë tjetër të saj, atë të humanizmit.

Rita Ora e lumtur gjatë aksionit bamirës të shpërndarjes së dhuratave (Foto: Rita Ora/Instagram)

Komentet nga ana e fansave dhe përgëzimet për gjestin e bërë kanë qenë të shumta, ndërkohë që gjatë kësaj iniciative, Rita ka qenë e shoqëruar edhe nga e ëma e saj, Vera Sahatçiu-Ora.

Ndërsa këngëtarja shqiptare është dukur mjaft e veçantë dhe e lezetshme në kostumin e babadimrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME