Bluza ngjyrë hiri që këngëtari i bendit amerikan Nirvana, Kurt Cobain e kishte veshur në koncertin në MTV Unplugged më 1993, me gjithë vrimat nga djegia me cigare do të shitet në ankand. Çmimi fillestar për bluzën është caktuar në 50 mijë dollarë amerikan, madje pritet që të shitet për më shumë, mes 200 e 300 mijë dollarë.
“Kurt e krijoi dukjen e grunge. Asnjëherë nuk mbajti veshje skenike në koncerte” tha përfaqësuesi i shtëpisë së ankandeve Julien’s Auctions e shtoi se atë bluzë Kurt e kishte të preferuar.
Me gjithë bluzë në shitje është edhe kitara për majtak Mustang, prodhim i Fende me të cilën kishte performuar Kurt Cobain gjatë turneut “In Utero”. Kitara mund të shitet rreth 500 mijë dollarë. Në ankand do të dalë edhe xhaketa e zezë e Michael Jackson që e kishte veshur në ditëlindjen e Elisabeth Taylor, si dhe kitara të Elvis Presley, Paul McCartney dhe Madonna.
Shtëpia e ankandit nxorri në shitje dhe tekstin e shkruar me dorë të Bob Dylan të këngës “Mr. Tambourine Man”. Ankandi do të organizohet në New York më 25 dhe 26 tetor.