Categories Sport

Rodriguez “ndez” Madridin, Modric-Zidane përplasen për Bale

James Rodriguez vijon të shtegtoj nga një skuadër në tjetrën në një kohë kur në shtëpinë e Realit nuk ka vend për të. Pas një aventure në Mynih, fantazisti kolumbian pritet të qëndroj në Madrid, jo më tek Reali por tek rivalët e tyre, Atletico. Për të ndezur këtë tratative ka menduar drejtori i deleguar i Atleticos, Gli Marin: “James? Kam folur me disa lojtarë, mendojnë se mund të sjell shumë cilësi në ekipin tonë. E di që Simeones i pëlqen fakti që ai nuk dëshiron të vazhdoj me Realin, por për ta transferuar duhen që shumë gjëra të bëhen bashkë. Do të ishte shumë bukur por ardhja e tij varet shumë nga presidenti Perez”, theksoi Gli Marin duke shprehur hapur dhe publikisht dëshirën e tyre për të transferuar Rodriguez. Në lidhje me kolumbianin ka folur dhe trajneri Zidane, i cili largon përgjegjësinë nga vetja:

“Nuk e kam kërkuar un largimin e James. Fakti që nuk bën pjesë në planet e klubit do të thotë që vendimi ishte i tyre, nuk duhet të më pyesni mua mbi këtë teme”, theksoi Zidane. Francezi duhet të shqetësohet për gjëra më të madha pasi sipas “Don Balon”:

Zidane dhe Modric janë përplasur ndërmjet tyre pas një debati për largimin e Bale. Kroati i ka kërkuar trajnerit të mos shesin Bale në një kohë kur duhet të bëjnë pas shërbimet e Asensios i cili praktikisht ka mbyllur sezonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME