Categories Lajme

Romë \ Po luante me armën e vëllait kur qëlloi veten në kokë, ndërron jetë 13-vjeçari

Një 13-vjeçar në Romë, i cili u plagos rëndë nga një plumb në kokë teksa po luante me armën e vëllait të tij, ka ndërruar jetë.

Vdekja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, të hënën 7 prill, në spitalin San Camillo në Romë, ku ndodhej i shtruar që prej të shtunës.

Kur mbërriti në urgjencë, mjekët ndërhynë menjëherë në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.

Me të dëgjuar lajmin tragjik të vdekjes së tij të papritur, të afërmit dhe miqtë e 13-vjeçarit u mblodhën rreth familjes, prindërve dhe vëllait të tij.

I mituri ndodhej në shtëpi së bashku me babain dhe vëllain e tij. Ky i fundit dyshohet se ka lënë armën e çmontuar në një tavolinë dhe ka shkuar të bëjë dush.

Ndërkohë, në mungesë të vëllait, 13-vjeçari ka marrë pjesët e ndryshme të armës dhe ka tentuar t’i rimontojë, e cila më pas rezultoi në tragjedi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndërtimi, tregtia dhe turizmi ulin besimin në ekonomi! Optimizëm tek industria

Shkurti ka rikthyer pesimizmin në ekonomi. Pas një përmirësimi në muajin janar, raporti i fundit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi ka ulur intensitetin e qarkullimit, por jo agresivitetin e tij. Stina e pranverës ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të çmimit të naftës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dënuar me 10 vjet burgim në Gjermani arrestohet në Tiranë 19-vjeçarja

Një 19-vjeçare nga Gjermania dhe e dënuar me 10 vite burg për trafik droge është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Kemi 1500 shqiptarë rezidentë, por edhe 2000 turistë”, ambasadori Kurtezi në Emiratet e Bashkuara: Nuk po flitet për evakuim

Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në…

LEXO ME SHUME