Categories Lajme

Romët, LGBT, personat me probleme shëndetësore, Manastirliu zbulon planet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se me ngritjen e qendrave të mjekësisë familjare në qendrat shëndetësore, do të shtohet vëmendja për evidentimin dhe kujdesin për personat që kanë probleme të shëndetit mendor.

“Kemi një plan veprimi, i cili shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin parësor dhe atë spitalor. Kemi ndërtuar shërbimet alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe shëndetësore. Ndaj në Strategjinë tonë të Kujdesit Parësor, ngritja e qendrave të mjekësisë familjare ku për herë të parë në qendrat tona shëndetësore do të jenë edhe punonjës social dhe psikologë, si pjesë e Planit të Veprimit të MSHMS për evidentimin dhe kujdesin në vazhdim për problematika të shëndetit mendor, është një nga objektivat e këtij plani, implementimi i të cilit fillon duke u mbështetur me buxhetin e vitit 2022”, deklaroi Manastirliu.

Këtë deklaratë Ministrja Manastirliu e bëri pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku bëri me dije vendimet e fundit të qeverisë, për miratimin e Planit Kombëtar 5- vjeçar të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian dhe Planit Kombëtar të Veprimit për mbështetjen e personave LGBT+.

Plani Kombëtar i Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian është hartuar me bashkëpunimin dhe me mbështetjen e të gjithë aktorëve të shoqërisë civile, me synim për të rritur aksesin në shërbime, për më shumë punësim, më shumë arsimim, më shumë mbështetje përsa i përket politikave të strehimit social dhe për integrimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Po sot, në mbledhjen e qeverisë Manastirliu tha se “është miratuar Plani Kombëtar i Veprimit për personat LGBTI+ 2021-2027, i cili vendos theksin tek lufta kundër diskriminimit, homofobisë dhe garanton nëpërmjet nismave konkrete rritjen e aksesit të personave LGBTI+ në arsimim, shëndetësi, strehim, mbrojtje dhe mbështetje për punësimin për personat LGBTI+”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME