Categories Sport

Ronaldinho rrëfehet për kohën në qeli: Nuk do ta harroj kurrë

Ronaldinho e ka pranuar se arrestimi dhe burgosja në Paraguai për hyrje të jashtëligjshme me dokumente të falsifikuara do të jetojë gjithmonë në kujtesën e tij. Bota e futbollit u trondit kur dha lajmi se Ronaldinho ishte arrestuar në Paraguai pasi ishte kapur me pasaportë të pavlefshme, por ajo çka pasoi ishte edhe më e pabesueshme sepse legjenda braziliane u mbajt në burg.

Kohën në burg ai e përshkruan si periudhë shumë e gjatë. Ai u lirua nga burgu më 8 prill pasi pagoi garanci dhe tani po mbahet në arrest shtëpiak bashkë më të vëllain, i cili u arrestua për të njëjtin krim.

“Po na trajtojnë shumë mirë. Jemi të qetë por këto kanë qenë 60 ditë shumë të gjata”, tha Ronaldinho për Mundo Deportivo. “Këtu mund të luajmë sporte dhe e kemi edhe një palestër, por mendoj se kjo përvojë e ndërlikuar do të mbetet në mendjen time përgjithmonë”, tha ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME