Categories Sport

Ronaldo befason të gjithë: Nuk do bëhem trajner

Cristiano Ronaldo thotë se nuk pret që të bëhet trajner pasi të dalë në pension, por nuk është i gatshëm ta përjashtojë mundësinë plotësisht. Portugezi është akoma në formë pavarësisht moshës (34 vjeç), duke shënuar 12 gola në 21 paraqitje për Juventus këtë sezon. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë tha në gusht se ai nuk e di se kur do t’i japë fund karrierës së tij, duke thënë se ai ose mund të tërhiqet në fund të sezonit ose të vazhdojë deri në moshën 40-vjeçare,

“Tani për tani, unë nuk jam i interesuar të bëhem trajner, por mbase një ditë do të mërzitem dhe do të ndihem se kam nevojë”, tha ai për DAZN Italy. “Kurrë mos thuaj kurrë”. “Nëse do të bëhesha trajner, unë do të isha motivues, trajneri duhet t’ia kalojë pasionin dhe talentin e tij skuadrës. Për shembull, më pëlqen të argëtohem, të dribloj, të godas, të shënoj gola. Këtë duhet ta kaloj te ekipi , si motivues”.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME