Categories Sport

Ronaldo “Fenomeni” mahnitet pas Bares, ofertë për mesfushorin kuqezi

Keidi Bare mund të bëjë realitet ëndrrën e tij për t’u rikthyer në La Liga. Mesfushori i Kombëtares që ka luajtur me Atletiko Madridin dhe po shkëlqen në Ligën e Dytë me Malagën, mund të largohet për të provuar një aventurë të re. Pak ditë më parë “Marca” raportoi se mesfushori kërkohet nga dy skuadra të La Ligës por pa përmendur emra. Real Valadolid është skuadra që kërkon shërbimet e mesfushorit kuqezi. Klubi i Ronaldo Fenomenit kërkon të sigurojë sa më shpejt mbijetesën pasi e sheh veten në mesin e tabelës dhe të shkëputur nga vendet e fundit në tabelë.

Kalimi te Valadolid do të ishte një hap para për mesfushorin duke marrë parasysh faktin se do të luante në një ligë shumë më të fortë dhe në një skuadër, ku mundësitë për të luajtur titullar janë të shumta. Ditët në vijim pritet që të ketë edhe të tjera zhvillime dhe mbetet tashmë të shihet nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët për një largim që në merkaton e janarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME