Categories Sport

Ronaldo s’kishte mjaftueshëm vota, UEFA manipuloi formacionin e vitit 2019

UEFA e ndryshoi formacionin për 11-shen më të mirë të vitit, të votuar nga tifozët, vetëm sa për t’i gjetur vend Cristiano Ronaldo, i cili megjithatë kishte marrë më pak vota sesa N’Golo Kante, të cilin UEFA e largoi nga ekipi i vitit. Të mërkurën, organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e publikoi 11-shen më të mirë të vitit, e cila zgjedhet përmes votave të tifozëve. Megjithatë, formacioni i la shumë tifozë të befasuar, shkaku i skemës 4-2-4 të zgjedhur. DailyMail raporton se UEFA e përdori këtë skemë vetëm për t’i bërë vend yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ishte i katërti më i votuar nga sulmuesit – pas Lionel Messit, Sadio Manes dhe Robert Lewandowskit.

Drejtuesit e UEFA nuk dëshironin ta publikonin këtë formacion pa Ronaldon dhe për këtë arsye e larguan nga skuadra një mesfushor, për t’i bërë vend portugezit. Mesfushori që e pësoi nga kjo është N’Golo Kante i Chelseat, sipas DailyMail. Madje, e përditshmja britanike raporton se ky formacion ishte planifikuar fillimisht të publikohej javën e kaluar, mirëpo mungesa e Ronaldos e shtyu këtë publikim, pasi që UEFA ishte në kërkim të një zgjidhjeje tjetër.

“Kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Është manipulim me vota. Aq ka famë Ronaldo në mesin e zyrtarëve të UEFA-s, saqë organizata u alarmua që ai s’ishte në 11-ëshe dhe si rezultat u ndryshua formacioni. Kjo të bën të mendosh se çfarë tjetër bëjnë ata”, ka thënë një burim për DailyMail. Në anën tjetër, një zëdhënës i UEFA ka sugjeruar se ky ndryshim u bë falë fitores së portugezit në Ligën e Kombeve.

“Formacioni i këtij viti u zgjodh në bazë të votave të tifozëve dhe paralelisht në bazë të arritjeve të lojtarëve në garat e UEFA-s. Si rezultat, i kemi pesë fitues të Ligës së Kampionëve dhe katër finalistë të Ligës së Kombeve (përfshirë këtu një fitues). Formacioni ndryshohet rregullisht dhe ky vit nuk përbën dallim”, ka thënë zëdhënësi i UEFA-s. Megjithatë, në vitet paraprake formacioni është bazuar vetëm në votat e tifozëve. Në pesë nga gjashtë vjetët e fundit, formacioni ka qenë 4-3-3, me përjashtim në vitin 2017 kur u zgjodh formacioni 4-4-2.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME