Categories Kuzhina

Rosto viçi me fruta të thata, proshutë dhe rrush

Mishi i viçit është një nga ato produkte që nuk mungon asnjëherë në tryezat e shqiptarëve, kështu që nëse ju ka mbetur ndopak në frigorifer, mos ngurroni të provoni këtë recetë.

PËRBËRËSIT PËR 5/6 PERSONA: 800 g mish,  100 g proshutë koto në feta,  70 g lajthi të pjekura më parë në furrë ose në tigan pa vaj, ose arra,  100 g djathë kaçkavall që mund të shkrihet, i prerë në feta të holla, 1 bistak rrush, mundësisht pa bërthamë, 1 tufë majdanoz, 1 gotë verë, 1/2 gotë qumësht, 2 lugë gjalpë, 3 lugë vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës dhe spango kuzhine.

PËRGATITJA: Mishin e presim në mes me thikë (sikur hapim një libër), e shtypim me rrahësen e mishit dhe e spërkasim me kripë e piper. Vendosim sipër fetat e proshutës, djathit, kokrrat e rrushit të prerë në mes, gjethe majdanozi dhe lajthi.

E mbledhim mishin role, e lidhim me spango kuzhine për së gjeri e për së gjati, e lyejmë sipër me pak kripë e piper dhe më pas e skuqim në një tenxhere me 3 lugë vaj dhe 1 lugë gjalpë për 6/7 minuta, derisa të krijojë kore nga të gjitha anët.

Pasi të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë, e shuajmë me verë dhe qumësht. I vëmë kapakun dhe e lëmë në zjarr të ulët për rreth 1 orë, duke e rrotulluar mishin herë pas here me dy lugë druri ose lugë normale që të mos e shpojmë. Koha e zierjes varet se sa i njomë është mishi që do të gatuani.

Kur duhen edhe 10 minuta të përfundojë zierja, në tenxhere shtojmë disa kokrra rrushi dhe lugën e gjalpit që kishim lënë mënjanë.

Kur të jetë zier, e lëmë të pushojë pak minuta dhe më pas i heqim spangon dhe e presim në feta. E shërbejmë me salcën që është krijuar në tenxhere.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME