Categories Lajme

Recetat “e gabuara”/ Shkrimi i keq i mjekut ngatërron farmacistin: Përshkrimi i barnave të mos bëhet me emrin tregtar

Receta e lëshuar nga mjeku çon në gabim farmacistin. Kështu i ka ndodhur një zotërie në një prej farmacive të Sarandës. Shkak është bërë shkrimi  i pakuptueshëm i barit. Raste të tilla janë më të rralla, por shpesh ajo që është shkruar në recetë nuk mjafton. Farmacisti është i detyruar të kërkojë informacion shtesë nga pacienti.

Shqetësimi ngrihet jo vetëm nga pacientët, por edhe nga farmacistët.  Sipas Presidentes së Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma kjo vjen jo vetëm nga shkrimi, por dhe nga përshkrimi i barit. E para ka të bëjë me kaligrafinë,  në shumë raste të paqartë e të palexueshme ndërsa e dyta me  emrin që shkruhet ilaçi, atë tregtar dhe jo të molekulës.

“Emrat tregtar jo që janë larmi në varësi të firmave të prodhimit, por ndodh që mund ti kesh shumë të ngjashëm, një emër me një emër ndodh me ndryshimin e vetëm një zanore apo bashkëtingëllore në të shkruar,  ti ke vështirësi në të identifikuar dhe mund të kushtosh njërën për tjetrën  mirëpo njëra për tjetrën nuk të çojnë tek e njëjta molekulë, por tek molekula të ndryshme e për pasojë në gabime në të mjekuar.  Penalizohet pacienti, por dhe farmacisti  që i dha mjekimin e të tëra këto nga mënyrat e të shkruarit të barit në recetë”, tha Toma.

Urdhri i Farmacistit ka një kërkesë për ministrinë e Shëndetësisë. “E kemi diskutuar dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Farmacistit që është dhe organi ynë vendimmarrës, në mënyrë që ti përsërisnim kërkesën tonë ministres së Shëndetësisë që autoriteti i saj të ndikonte për të shkruar barin me emrin xhenerik pra me molekulën e tij se është formë lehtësisht më evidentueshme se emri tregtarë”, shton Toma për Abcnews. Receta është dokument zyrtar me fuqi ligjore e sipas Urdhrit të Farmacistit duhet të ketë një rregullore për hartimin dhe më pas për përdorimin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME