Categories Lajme

Stop Diskriminimit Racor, që u mbajt në Prishtinë- Kosovë, me përfaqësues Këshilltarin e Kabinetit të Kryetarit, Z. Azem Haliti

Bashkia Vlorë, me përfaqësues Këshilltarin e Kabinetit të Kryetarit, Z. Azem Haliti, pati nderin dhe kënaqësinë të ishte pjesë e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, që u mbajt më datat 1 dhe 2 nëntor 2023 në Prishtinë, Kosovë.

Ky Samit i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, është një ngjarje vjetore që bashkoi qeveritë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e pavarur dhe komunitetet, për të trajtuar kolektivisht çështjen e diskriminimit racor kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në rajon.

Këtë vit, Samiti u mbajnt nën sloganin “Unitet në Diversitet”, dhe kishte për objektiv: • Rritja e ndërgjegjësimit për efektet negative të diskriminimit racor dhe ndikimin e tij në shoqëri.

• Identifikimi dhe adresimi i shkaqeve kryesore të diskriminimit racor.

• Diskutimi i strategjive efektive për të luftuar diskriminimin racor. • Sigurimi i një platforme për shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira.

• Krijimi i një hapësire për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet pjesëmarrësve.

• Forcimi i rrjetit të individëve dhe organizatave të angazhuara për parandalimin dhe adresimin e diskriminimit racor. Bashkia e Vlorës ka një fokus të veçantë ndaj komunitetit rom, e sidomos ndaj fëmijëve.

Përveç plotësimin e kushteve bazë në kopshte apo ofrimin e ushqimit, bashkia ka mundësuar edhe bursa. Gjithashtu, në bashkëpunim me Entin e Banesave, do strehohen dhe shumë familje në nevojë nga komuniteti. Ndërkohë, në bashkëpunim me zyrën e këshilit të Evropës, është hapur në Novoselë edhe qendra Multifunksionale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME