Categories Lajme

Rovena Dila: Jam këngëtare me emër dhe qeveria tallet me 26 mijë lekë

Këngëtarja Rovena Dilo ka qenë e ftuar në emisionin “Top Talk”, për të folur për mbylljen e culb-eve të natës, që ka rèvoltuar këngëtarët, dhe disa prej tyre kanë dalë edhe në protesta.  Gjatë fjalës së saj, këngëtarja e quajti tallëse, shumën prej 26 mijë lekë të rejash e vendosur nga qeveria gjatë kësaj pandemie.

Ajo tha se me 26 mijë lekë të reja nuk mund të bësh asgjë, ndërsa shtoi se do të ishte mirë që aktivitetet muzikore të rifillonin, por me publik të kufizuar, për të frenuar përhapjen e virusit.

Rovena Dilo: Ajo që unë do të thosha si këngëtare dhe si një këngëtare me emër në Shqipëri, pavarësisht që nuk jam shumë fort pjesë e “liveve”, por edhe ato “live” që kemi pasur na i ka hequr. Ky nuk është një problem shumë i madh dhe nuk është pyetur ndonjëherë dhe nuk është vendosur ndonjëherë ujti në zjarr, për këtë kategori artistësh që nuk janë të punësuar diku, por janë të vetëpunësuar dhe këto masa, kjo pandemi, i ka marrë në qafë në kuptimin total të fjalës.

I ka lënë pa asnjë mbështetje ekonomike, pra për ne nuk ka as pagë lufte, pra nuk ka as 26 mijë lekë të reja. Ndërkohë që duhet të ishte një pagë më e mirë se 26 mijë lekë të reja, sepse 26 mijë lekë të reja, pavarësisht që është rrogë që konsiderohet një Shqipëri, ndërkohë është një pagë tallëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME