Categories Lajme

Royce takon kryeministrin Rama: Lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë, nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani

“Lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë, mes dy popujve tanë, nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani”, deklaroi sot Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce gjatë takimit që zhvilloi në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama. “Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe që tani jam mahnitur nga bukuria natyrore e vendit tuaj dhe mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve”, tha ajo. “Ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi qenë me ju që në fillim. Lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë, mes dy popujve tanë, nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani dhe jam shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri në këto momente si Zv/sekretare e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës”, u shpreh Royce.

“Dua të theksoj dhe përforcoj disa nga mënyrat tona të bashkëpunimit me Shqipërinë në arsim dhe kulturë. Më shumë se 2340 shqiptarë kanë marrë pjesë në programet e zyrës time për arsimin dhe kulturën”, shtoi ajo. “Siç vëren presidenti Trump në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë shkëmbimet mes popujve krijojnë rrjetet për liderët e të tashmes dhe të ardhmes politike, të shoqërisë civile dhe të arsimit që do të krijojnë një botë të lirë dhe të begatë”, tha Royce. “Programet e shkëmbimit janë një nga mënyrat më të mira për shqiptarët dhe amerikanët dhe njerëz nga vende të tjera për të mësuar kultura të tjera, të krijojnë miqësi dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre”, theksoi Royce

“Para pak kohësh kolegu im (Nën/Sekretari Keith Krach) ishte këtu dhe unë jam këtu për të vazhduar rrugën e tij Do të shihni shumë amerikanë këtu në Shqipëri, për këtë ju garantoj”, tha ajo. “Faleminderit z. Kryeministër, që më pritët sot dhe që theksuat vetëm disa nga programet shumë të rëndësishme që ne kemi bashkë. Mezi pres të ndjek mbledhjen tonë dhe të vazhdoj udhëtimin tim. Dhe e di që marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”, përfundoi fjalën e saj Royce.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME