Categories Showbiz

Roza Lati tregon si u god it me pist oletë aktori i njohur

Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora Roza Lati ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen

Aktori, Enea Arapi i emisionit veror “Bukë me vete” është goditur me tytën e pistoletës në nofull, nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, pasi grupi kishte përfunduar xhirimet në një prej lokaleve të zonës.

Lidhur me këtë ngjarje, në një lidhje telefonike në RTV Ora Roza Lati ka dhënë më tepër detaje për ngjarjen. Prezantuesja Roza Lati ngre dyshime se situata e krijuar është e kamufluar. Madje shkon edhe më tej duke pohuar se dyshon që personi që e goditi Enean është pjesë e stafit të restorantit, para së cilit ka ndodhur ngjarja, pasi edhe kamerat ishin shkulur.

Aty në atë moment unë kam qenë tek kampi përpara kur me telefonuan çunat dhe më thanë: “hajde Roza na qëlluan me pistoletë”. Në atë moment unë mendova se i kishin shtirë me pistoletë u panikosëm të gjithë dhe kur kthehemi shohim Enean me faqen e skuqur, i ishte lënë shenjë. Nuk është se kanë patur ndonjë diskutim. Vetëm pak fjali janë shkëmbyer midis zotërisë dhe Eneas.

Kur ka ardhur policia, një zotëri qeros, i shëndetshëm më tha: “Unë jam civil. E di shumë mirë lokalin, nuk ka asgjë këtu nuk e njohim, nuk e dimë kush është zotëria.” Pastaj kur unë u largova për tek kamperi që kisha aktoren, në momentin që u kthehem i thash: “Sipas ligjit duhet të ketë kamera dhe duhet të jetë filmuar e gjithë situata”, sepse ne ishim para restorantit.

Kamerat nuk ishin funksionale të restorantit, ishin të shkulura. Kjo është një tjetër çështje ligjore që i përket restorantit që duhet të ballafaqohen. Më shumë duket si një situatë kamufluese që ky zotëria me armë duhet të jetë dikush, një pjesëtar i stafit të restorantit duke marrë parasysh situatën dhe reagimin e stafit apo reagimin e policisë aty vërdallë”, tha ajo për RTV Ora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME