Categories Lajme

Rrebeshe dhe stuhi/ Ja qytetet që mund të përmbyten dhe lumenjtë që rrezikojnë të dalin nga shtrati

Dje reshjet e forta të shiut janë vetëm fillimi i përkeqësimit të motit. Reshjet e shiut pritet të jenë më të forta gjatë ditës së diel dhe të hënën. Gjatë ditës së sotme sasia më e madhe e shiut ka rënë në Shkodër, 40 milimetra ndërsa në Tiranë kanë qenë 32. Më pak reshje ka pasur në Pogradec edhe në Korçë.

Ndërkohë sinoptikanët kanë bërë një parashikim 5 ditor të reshjeve të shiut. Sipas këtij parashikimi në Shkodër do të bien 160 milimetra shi, në punë 150, në Tropojë 140, në Lezhë 130, ndërsa në Tiranë sasia e shiut që pritet të bjerë është sërish e madhe, 120 milimetra shi, po kaq pritet të bjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër.

100 milimetra do të bjerë në Durrës dhe në peshkopi ndërsa më pak reshje do të bien në Vlorë, Fier dhe Berat me nga 90 deri në 80 milimetra shi. Kjo është një sasi shumë e madhe uji që do shkarkohet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rrisë së tepërmi nivelin e lumenjve dhe të përrenjve.

Konkretisht më së shumti rrezikohet që të shkaktohen problem në Shkodër për shkak se reshjet janë parashikuar të jenë 160 milimetra ose 160 litra për m2. Kështu në Shkodër rrezikon të dalë nga shtrati lumi Buna. Ndërkohë lumenjtë e tjerë që pritet të sjellin problematika si pasojë e reshjeve janë: Buna, Fan, Mat, Drini i Zi, Shkumbini, Erzeni dhe lumi Drino.

Ndërkohë era sot do jetë problematike kryesisht në detin Jon ku shpejtësia mbetet rreth 65 km/h ndërsa nesër pasdite do ketë një tjetër forcim të erës në det dhe territor, duke arritur shpejtësi deri 75 km/h ndërsa dallgëzimi ne det ngjitet ne 6 ballë. Reshjet mbeten prezente thuajse në gjithë vendin në formë rrebeshi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME