Categories Lajme

Rrebeshe shiu dhe rrufe paradite, pasdite do të do të ndryshojë moti

Vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit dhe deri në mesditë me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Më e rënduar do të jetë situata në veri e veriperëndim aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut. Gjatë kësaj periudhe reshjet do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Lokalisht rrebeshe breshëri.

Erë e vrullshme jugore, do të jetë prezente gjatë gjithë periudhës së kalimit të këtij sistemi frontal. Prej mesditës reshjet e shiut do të mbeten ë herëpashershme duke humbur intensitet. Temperaturat do të pësojnë rritje në mëngjes dhe rënie të ndjeshme në mesditë. Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.

Temperaturat parashikohen: QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 16/21 re shi rrufe Kukës 11/17 re shi rrufe Lezhë 15/20 re shi rrufe Dibër 10/16 re shi rrufe Durrës 17/22 re shi rrufe Tiranë 17/22 re shi rrufe Elbasan 16/21 re shi rrufe Berat 17/23 re shi rrufe Vlorë 10/16 re shi rrufe Korçë 10/16 re shi rrufe Gjirokastër 12/19 re shi rrufe Sarandë 16/24 re shi rrufe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME