Categories Lajme

Rrëfehet 54-vjeçari që u dhunua në banesën e tij: Më kërkuan lekë, më rrahën e më lanë poshtë krevatit. Bërtita fort…

54-vjecari Sokol Bajgora, nga fshati Baltez i Fierit, i cili u dhunua në orët e para të mëngjesit të së enjtes (16 Nëntor), ka rrëfyer tmerrin e përjetuar, ndërsa tre persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e tij për të vjedhur.

Ai tregon se ndodhej i vetëm në shtëpi, dhe se mungesa e energjisë elektrike e bëri gjithë situatën më të vështirë.

Me fytyrën e mavijosur, 54-vjeccari rrëfen se ndërsa ka refuzuar që t’ju japë para personave të maskuar, ata e kanë goditur disa herë me tytën e armëve, dhe e kanë lënë të plagosur poshtë krevatit.

“Ata i kishin rënë derës, i thyen xhamin edhe hynë. Unë dal nga dhoma gjumit, pa mbërritur tek dera, ata erdhën me elektrikë me automatikë, direkt më thanë ‘Lekë!’

S’kam lekë iu thashë pastaj më vunë poshtë të tre e fut e bjerë pastaj.

Më kanë qëlluar në kokë me qyta pistoletë. Donin të m mbyllnin gojën, të më lidhnin dhe këmbët e duart.

Siç isha, i lyer në gjak, bërtita fort që të më dëgjonte ndonjë nga vëllezërit se i kam afër, por ai kishte qenë në punë, unë e dija që ishte pushim. Pas ca minutash më lanë poshtë krevatit, si duket iu interesonte të mos ngrihesha.

Zvarrë-zvarrë u ngrita, s’orientohesha dot se dritat na ishin fik, shkova tek vëllai dhe pastaj njoftuam Policinë.

Tre veta me pistoleta automatikë, me maska, siç i mban Policia, vetëm syri. S’i njoha”, ka thënë ai.

54-vjecari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku dëmtimet më të mëdha i ka marrë në fytyrë, ndërkohë që Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e kapjen e autorëve

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME