Categories Showbiz

Rrëfehet Egla Harxhi: Nuk jam normale, babai i Luxiferit nuk është me ne

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi ka qenë sot e ftuar në progamin “Rudina”, për të bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e re, tani që është nënë e një djali.

Sot vogëlushi i saj Luxifer është 15 muajsh dhe Egla tregoi se babi i tij Alexandre de Basseville, nuk jeton me ta.

“Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Une e pranova se as unë nuk jam normale. Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është, detyra mbi të gjitha”, u shpreh Egla.

E pyetur nga Rudina se ku qëndron tani partneri i saj dhe me çfarë po merret aktualisht, Egla sqaroi se ai po merret me punët e tij dhe udhëtimet anembanë botës:

“Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjesinë 100% për jetën familjare”.

Egla tregoi se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Gjëra të tilla sipas saj, as nuk i mendon.

Ish-missi u diskutua gjerësisht në media pas deklarimit të marrëdhënies treshe të dashurisë me të ashtuquajturin princin e Libofshës dhe Alesian, e më pas për emrin e pazakontë që zgjodhi për të birin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME