Ditën e sotme është gjetur i pajetë në bu.rgun e Peqinit, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt. Në të njëjtën ditë, një person që vuan dë.nimin në këtë institucion, ka telefonuar të ëmën dhe i ka treguar se si ke.qtrajtohet brenda qelisë dhe si shërbimet në këtë institucion shiten me para nën dorë. Në këtë material, të cilin e kanë dërguar pranë emisionit “Stop”, ai dëgjohet teksa i tregon nënës së tij to.rturat që përjeton në këtë b.urg, ku i thotë se e kanë lënë në dhomën e izolimit të flejë pa dyshek dhe pa batanije, apo se kanë tentuar që ta lidhin me pra.nga në duar dhe këmbë. Ai i kërkon ndihmë nënës së tij, ndërsa i thotë se nuk duron dot më e se mendon të kryej vetëv.rasje. Ai shprehet se shefi i policisë e ka dërguar atë në dhomën e izolimit pasi sipas tij , i ka shitur q.elinë një të bu.rgosuri tjetër. Ndër të tjera, ai tregon se të gjitha këto aku.za që hedh janë të fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda këtij institucioni.
I b.urgosuri- Po më bëhet një padrejtësi e madhe në bu.rgun e Peqinit. Nëna e tij- Po!
I b.urgosuri- Shefi i policisë më ka pru pa të drejtë në izolim, sepse ka marrë lekë edhe ka shit dhomën që rri…
Nëna e tij- Po!
I burgosuri- Edhe më ka kaluar këtu në izolim, pa asnjë lloj lidhje. Me datën 3 nga ora 12 ka tentuar një Ilir… Ilir Boçi, për të më the.rur nga skara, që po flisja në telefon, që të mora ty. Janë kamerat mami, nuk janë fjalë, janë kamerat atje, që tregojnë të vërtetën dhe më kanë pru këtu, për arsye, që ato të dalin të justifikum, për të shit dhomën dhe për të çu njerëzit, që kanë marrë lekët direkte te shefi i policisë. Sot më kanë ardh këtu duke më pro.voku dhe duke më thënë që: “Ne ty do të të bëjmë, që t’i të hash baltë këtu, gabel i m*tit”! Janë kamerat, që tregojnë këtu mami këtë gjë. Kjo telefonatë, që po të marr tani, nuk do të marr më, sepse aq ma kanë mbush zemrën. Unë do të vr.as veten.
Mua nuk më lejnë me dal në telefon. Unë do të vr.as veten, ose do t’i vej flak.ën vetes. Mundohu të më shpëtosh si fëmi, që më ke! Jam njeriu me sjelljet më të mira, në bu.rgun e Fushë-Krujës, dhe në b.urgun e Peqinit… Më kanë nxjerrë nga vetvetja komplet mami. Nuk i di arsyet. Të drejtat e njeriut këtu m’i kanë shkel komplet mami, po më tor.turojnë. Më kanë lënë 3 ditë pa batanije, pa dyshek, kam fjet në ujë. Nuk më kanë lënë to.rturë pa më bo. Prunë urdhrin tani, erdhën tani këtu specialistë trupe me gjithë polica, për me m’lidh me pranga tek këmbët dhe tek duart. Mami nuk e di arsyen.
