Categories Showbiz

Rrëfimi i Eni Vasilit si nënë: 5 muaj me vogëlushet e mia, Sofia dhe Nikol

Nga: Revista Living, Në shtëpinë e gazetares së njohur, Eni Vasili këto festa kanë trokitur ndryshe, edhe pse prej 5 muajsh kjo shtëpi gëzon çdo ditë e çdo moment harenë dhe gëzimin e dy vogëlusheve të tyre, Sofi dhe Nikol.

Është një fundvit ndryshe, me emocione të forta e gëzim marramendës, një dhjetor që ka shpërndarë magji e një dritë gëzimi, aq sa për Enin dhe të shoqin e saj Armandin, Sofi dhe Nikol janë dhuratat më të çmuara që ky vit sfidues i dhuroi gazetares.

Si e prite shtatzaninë përtej “Open”?

Si surpriza më e bukur, por me vetëdije të plotë për lumturinë dhe preokupimin që sjell me vete ngjizja dhe krijimi. Mbaj mend që bëra testin, por isha aq vonë për në punë sa e lashë mbi lavaman dhe ika. Kur u ktheva e kisha harruar dhe kur pashë vijat e kuqe më doli zemra nga vendi. Ia dërgova doktor Kostës në foto e ai më tha : “ Urgjent në klinikë nesër në mëngjes ta verifikojmë. Vetëm pas verifikimit e ndava me Armandin dhe familjen këtë lajm

 A u emocioneve kur u njohe me gjininë e tyre? Je e lumtur që ke dy vajza e jo një djalë dhe një vajzë?

Jam e lumtur që Sofia e Nikol janë dy engjëj që gëzojnë shendet të plotë dhe rriten çdo ditë duke na zbukuruar jetën të gjithëve. Janë si një diell ku ngrohemi të gjithë nga pak. Nuk do kisha ndryshuar asgjë nga skenari që universi kish përgatitur për mua. Nikol ëshhtë një bebe solare që qesh me të gjithë dhe duket se do të fitojë zemrën e gjithkujt, ndërsa Sofia duket sikur e pretendon këtë vemendje pa patur nevojë ta fitojë. Është shumë dëfryese të mundohesh të kuptosh trajtat e karakterit të tyre mes gugatjesh, ndërrimit të pelenave dhe zhurmës së rraketakeve në shtëpi. Tani vëmendja e të dyve është vetëm për to dhe meraku apo malli jane bërë ndjenja që na pushtojnë kur jemi larg. Këto 5 muaj kanë kaluar mes preokupimit dhe lumturisë duke u përqendruar me shumë tek vajzat se sa tek njëri tjetri. Ajo që shoh është që Armandi është një baba i apasionuar dhe unë një nënë në merak të vazhdueshem. A pinë sa duhet, a fjetën sa duhet, si reagojnë, sa gugasin e të tjera si këto.

– Tani më, shohim ndonjë postim tëndin në Instagram dhe ato janë torta e ditëlindjeve gjatë këtyre 5 muajve të Sofi dhe Nikol. Mos ndoshta re në “grackën” e postimeve në rrjete sociale?

Ndoshta. Për momentin e konsideroj një lumturi që dua ta ndaj me ndjekësit e mi.

– Vetëm pas dy muajsh dhe një rikthim në ekran. Përtej menaxhimit të kohës dhe të një jete të re të pamë në formë fizike shumë të mirë. Si arrite ti rrëzoje kilogramët e tepërt apo nëpërmjet veshjes arrite të zvogëloje siluetën?

Të dyja bashkë. Kam arritur të heq shumë kilogramë vetëm për shkak të lodhjes dhe impenjimit të muajve të parë. Duke qenë dy bebe angazhimi është shumëfish. Nuk kam bërë asnjë dietë deri tani dhe nuk po ndjek asnjë regjim ushqimor specifik edhe pse do të doja ta bëja, por impenjimet ma pamundësojnë në këtë moment.

Kam akoma punë për të berë për të arritur formën time fizike, por nuk kam gjetur ende kohë për t’u marrë më veten. I kam premtuar vetes se ne janar do të filloj palestrën. Të shohim a do ta mbaj këtë premtim… Intervistën e plotë e lexoni në këtë LINK

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME