Categories Lajme

Rrëfimi i Luljeta Bozos: Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe fushën e kërkimit shkencor

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video me rrëfimin e inxhinieres Luljeta Bozo. Inxhinierja pranoi ftesën e kryeministrit për të kandiduar si deputete nën siglën e PS për zgjedhjet e 25 prillit. Në prezantimin e saj Bozo shprehet se gjënë më të shtrenjtë ka kohën.

Gjënë më të shtrenjtë kam kohën se po të iku koha nuk rikuperohet. Në 1965 mbarova studimin në fakultetin e inxhinierisë, u diplomova dhe duke qenë se isha me rezultate të mira më mbajtën në universitet. Kam 56 vjet që punoj pa ndërprerje. Librin e parë  e kam nxjerrë në 75 ‘. Deri më sot janë bërë gati 35 libra të botuar. Zgjohem shumë herët 4.30-5 dhe bëj ecje”, tha ajo.

Bozo thotë se pavarësisht moshës që ka se ambicia e saj është përmirësimi i gjendjes së pensionistëve që ata ta ndiejnë veten të dobishëm. Fusha e dytë prioritet sipas saj është ajo e kërkimit shkencor.

Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku  do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë  e bashkangjitur me zhvillimin e arsimit të lartë se s’mund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.

Inxhinierja  u ndal dhe te tërmeti dhe rolin që ka pasur në atë kohë të vështirë. “Një javë rresht kam qenë në të gjithë televizionet pa asnjë interes sepse unë nisem nga parimi i të mirës të mirën bëje hidhe në det se nuk të humbet. Njerëzit fituan një qetësi se më vinin mesazhe pafund”, shprehet inxhinierja.

Sipas saj reagimet që ka marrë pasi pranoi të kandidojë kanë qenë pozitive. “Takoj njerëz pafund si njoh fare më japin falënderime që pranova të kandidoj. Shprehin dëshirën se ne duam kështu njerëzish që të na përfaqësojnë”, tha Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME