Categories Lajme

Rrëfimi i Rudina Hajdarit: Në New York kam jetuar në një familje hebreje

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë një intervistë për emisionin “N’Konak” duke zbuluar detaje gjatë jetesës në Shtetet e Bashkuara. Në fjalën e saj, Hajdari tha se gjatë asaj periudhe ka jetuar për disa vite në një famije hebreje, të cilët e kanë mësuar sesi të ketë disiplinë, të menaxhojë të ardhurat dhe të dojë më shumë vendin e saj. Gjithashtu Hajdari ka treguar se ka jetuar në New York, ku edhe dhënë detaje lidhur me shkollimin e saj dhe punët e para që ka bërë në SHBA.

Unë ika në Amerikë, isha larg familjes, isha vetëm. Unë kam jetuar në New York për një periudhë të gjatë. Është qytet energjik sepse duhet të jesh mbijetuese. Shkoja në shkollë, punoja. Gjithmonë e kisha kokën pas. E dija që prej fillimit që do rikthehesha. Kam studiuar shkenca politike dhe të drejtat e njeriut. Kam studiuar edhe në gjeopolitikë në Londër. Jam angazhuar shumë në shkollë.

Nuk doja të isha thjesht e bija e Azem Hajdarit, dua gjithmonë të shtoj mbi të. Kam punuar në Kongresin Amerikan për 3 vite. E kam trashëgimni nga babai dashurinë për njerëzit dhe vendit tim. Këto vlera ia trashëgoj edhe vajzës. Në moshën 16-17-vjeçare kam jetuar për disa vite në një familje hebreje.

Ata jetonin në New York dhe më strehuan për 3-4 vjet. Ata kishin disiplinë të jashtëzakonshme. Kishin mundësi ekonomike por ishin të rezervuar. Me ndihmoi të isha pak më e kujdesshme. Aty mësova si të menaxhoj financat, ata më injektuan edhe një lloj rregulli, dhe një përkushtim shumë të madh për atdheun dhe bashkëkombasit. Ata ishin shumë, shumë të rreptë, në atë periudhë nuk më pëlqente, pasi kisha njohur bashkëshortin dhe kur shkoja në kinema ose për shëtitje dhe vonoheshim, më thoshin që po u vonove edhe gjysmë ore nuk do e shohësh për një kohë shumë të gjatë atë. Kjo më pëlqen. Atëherë nuk më pëlqente. Është gjë e mirë të kesh disiplinë. Ata më ndihmuan në një periudhë të vështirë psikologjike. Amerika më ka mësuar që asgjë s’vjen pa asnjë çmim dhe duhet të luftosh. Amerika të jep mundësi pa fund por nga ana tjetër duhet të jesh i përgatitur. Realitet që nuk është i njëjtë me Shqipërinë,”-u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME