Categories Lajme

Rrëfimi prekës i Denisit, 13 vjeçarit shqiptar që vjedh për të ushqyer familjen

Shumë fëmijë do ta kalojnë mbrëmjen e Vitit të Ri në tryeza të gëzueshme e të bollshme. Me mijëra të tjerë janë të rrethuar nga lodrat që kanë ëndërruar. Por, kjo nuk është një histori për fëmijë të lumtur. Kjo është historia e trishtueshme e Denisit, djaloshit 13-vjeçar, të cilin skamja e detyron të vjedhë ushqime për mbijetesë. Denisi kujdeset, përveç vakteve për 5 motrat e vëllezërit më të vegjël sesa ai, edhe për lodrat. “Kur shkoj në shtëpi dhe babi thotë se s’ka për të ngrënë, unë mërzitem. Dal nga shtëpia dhe filloj kërkoj. Shoh dyqane, në të cilat kujdesem të mos më shohë kamera, e i fus ushqimet në xhup”, thotë Denisi. Babai i tij punon si punëtor krahu dhe shpesh nuk gjen punë. Kur ishte 8 vjeç, Denisi vodhi për herë të parë një buke dhe vazhdon ta bëjë këtë gjë sa herë që tavolina është bosh.

“Zakonisht vjedh makarona, qofte dhe ushqimet kryesore që duhen për në shtëpi. Për motrat e vëllezërit kam vjedhur ushqime, lodra. Sigurisht që edhe policia më ka shoqëruar në komisariat”, thotëi riu. Si Denisi ka mjaft raste fëmijësh të mitur, të cilët nuk merren nën përgjegjësi penale. Por, sapo ata mbushin 14 vjeç dërgohen si të pandehur në gjykatë. I tillë është edhe rasti i Vandamit dhe Marselit. Të dy ata janë nën akuzë për vjedhje. Vandami dhe bashkëmoshatari i tij, që të dy 15-vjeçarë, i rrëmbyen çantën një gruaje, në të cilën ajo kishte 2.500 lekë. Bashkëpunëtorë me ta ishin edhe dy fëmijë nën moshë për përgjegjësi penale, ndaj ata nuk do të gjykohen.

“Ata kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen prej 2.500 lekësh. I kanë ndarë nga 500 lekë për secilin, ndërsa 500 lekët që tepruan i konsumuan për të blerë ushqime”, është shprehur prokurori Gjergji Tako. Edhe për pak muaj Denisi u shpëton hetimive, vetëm nga fakti që nuk ka mbushur ende 14 vjeç. Megjithatë, ai nuk ka frikë nga burgu, por nga uria. Për shkak të varfërisë Denisi braktisi shkollën, e tashmë atij i ka ngelur vetëm një dëshirë. “S’dua të shoh familjen time të thotë se s’kemi sot ushqime për të ngrënë”, tha Denisi./Tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME